Мedica Istanbul Теtovë ofron koncept të ri -shërbim shëndetësor i përkryer

(Тetovë 12.10.2016) – Dymbëdhjetë reparte, aparaturë moderne dhe koncept të ri bashkèkohorë për shërbimet shëndetësore, ofron institucioni i ri shëndetësorë Medica Istanbul Тetovë i cili edhe në mënyrë oficiale i hapi dyert për të gjithë. Radiologjia, mjekësia nukleare, ortopedia, neurologjia, urologjia, gjinekologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, laboratori për diagnostifikim laboratorik, pediatria, si dhe kirurgjia e përgjithshme dhe stomatologjia, janë repartet ku pacientët do t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore, diagnostikë efikase dhe të shpejtë.
Klinika tashmë e hapur është pjesë e spitalit diagnostikë Medika Istanbul Turqi, e cila është edhe kreatore e modelit të veçantë të shërbimit shëndetësorë dhe e njejta është përcjellë edhe në Maqedoni.
Posedojmë përvojë dhe dituri prej gjashtëmbëdhjetë vitesh, në zhvillimin e standardeve mjekësore, implementimin e protokoleve dhe përkujdesit mjekësor, me qëllim të krijimit të përkryershmërisë në shërbimet mjekësore. Të njejtin model, nëpërmjet Medica Istanbul Tetovë e bëmë të përshtatshëm edhe për qytetarët e Republikës e Maqedonisë, ashtu që e përparuam me kombinimin e standardeve të larta dhe teknologjisë bashkëkohore, të Medika Istanbul, me përvojë lokale dhe ekspertizë të specialistëve nikoqir. Në këtë mënyrë ofrojmë shërbim shëndetësorë të shpejtë, efikas dhe preciz, me të cilin shpresojmë se do ti ngrisim standardet shëndetësore lokale- deklaroi D-r Murat Dinçer, pronar I Medika Istanbul Tetovë.
Poliklinika është vendosur në sipërfaqe prej 2000 metrash katrorë, me hapësirë moderne, me pajisje bashkëkohore dhe një koncept që është ndërtuar në bazë të nevojave të pacientëve, me qëllim të ofrimit të shërbimit të menjëhershëm mjekësor. Në dispozicion për pacientët do të jetë ekipi i mjekëve, i cili është në bashkëpunim me emrat më të famshëm në Turqi, me konsultime të menjëhershme on-line, në fushën e kujdesit shëndetësor primar dhe sekondar, në veçanti në fushën e radiologjisë. Medica Istanbul në Turqi është e njohur për shfaqjen e saktë diagnostike dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, ku e njëjta metodë do të aplikohet edhe në Tetovë.
Shërbimet e Medica Istanbul Tetovë, në fushën e kujdesit shëndetësor parësor do të jetë në dispozicion sipas çmimeve të përcaktuara nga Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë.