0 Çfarë urrejnë te prindërit ata që nuk kanë fëmijë

Duke filluar nga fëmijët që vrapojnë si të çmendur deri të bërtitjet në fluturime të gjata, njerëzit pa fëmijë kanë zbuluar se çfarë urrejnë më shumë te prindërit.

Një diskutim i publikuar së fundmi në rrjetin Reddit ftoi njerëzit të shprehnin gjërat që i bezdisnin më shumë te mamatë dhe baballarët.

Komenti më i vlerësuar shkruante : “Më bezdis kur prindërit i lejojnë fëmijët të sillen si kafshë të egra duke mos zbatuar as rregullat më bazike njerëzore, sidomos në restorante”.

Ndërkohë të tjerë ndjeheshin të acaruar kur ata i thonin se jeta e tyre nuk ka nisur akoma nëse nuk kanë bërë një fëmijë.

Të tjerë shkruanin se bezdiseshin kur prindërit shprehin dashurinë për fëmijët në rrjetet sociale dhe jo në jetën reale apo kur bebet qanin në avion.