0 Nëna vetëvritet me fëmijën në krah, se i shoqi tallej me hundën e saj

Një nënë u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni me djalin e saj 8 vjeç pasi operacioni kirurgjikal në hundë nuk i shkoi si duhet dhe ajo dukej “si një derr”. Të paktën kështu i thoshte bashkëshorti.
Anna Ozhigova, 33 vjeçe i dha fund jetës së bashku me djalin e saj Gled 8 vjeç pas gjëndjes depresive ku u fut pas ndërhyrjes kirurgjikale plastike
Miqtë e saj thonë se operacioni ishte shkaku i dështimit të martesës së tyre, dhe më pas të gjithë sherret që pasuan mes gruas dhe bashkëshortit të saj Oleg Ponomarev
Ajo u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të prindërve të saj, në qytetin Siberian Omsk, teksa mbante në krahë djalin e vogël i cili ishte në gjumë. Ngjarja u shënua të enjten e kaluar.
Trupi i të voglit u gjet pranë saj, shkruan gazeta, Komsomolskaya Pravda. Ajo kishte lënë një shënim ku shpjegonte arsyet, informoi grupi hetimor.
Edhe në postimet e saj në facebook gruaja kishte shprehur pakënaqësinë e saj për ndërhyrjen kirurgjikale duke deklaruar se kishte bërë një budallallik.
Mother commits suicide and kills her son