0 Pornostarja: Trump më ofroi 10 mijë $ për një natë me të

Aktorja e filmave për të rritur Jessica Drake tha se kandidati republikan për President Donald Trump i kishte ofruar asaj 10 mijë dollarë për të kaluar një natë me të.
Megjithatë Donlad Trump mohoi se ai i kishte ofruar para pornostares në këmbim të një nate me të, duke insistuar se as nuk e njihte fare dhe as që nuk kishte interes për ta njohur Jessica-n.
Gjatë një konference për shtyp, kandidati tha se çdo gjë që thoshte pornostarja ishte totalisht false dhe qesharake.
Nga ana e saj Jessica tha se ata ishin takuar 10 vite më parë në një turne golfi në Liqenin Tahoe, ku ai vazhdimisht e ftonte në suitën e tij.
Madje 42-vjeçarja publikoi edhe një foto të saj me Donald Trump.
Pas kësaj, Trump u betua se nëse bëhej president do të merrte hak ndaj të gjitha padrejtësive që janë bërë ndaj tij, dhe sidomos ndaj atyre që e kanë akuzuar për t’i bërë dëm në prag të zgjedhjeve me Hillary Clinton.