10 arsye mahnitëse pse ju duhet të mësoni një gjuhe të huaj

1- Rrisni fuqinë e mendjes tuaj

Një psikologe në York University në Toronto, Ellen Bialystok, ka zbuluar se studentët që studiojnë gjuhë të huaja tentojnë të dalin më mirë në testet e standardizuara sesa shokët që nuk studiojnë ndonjë gjuhë, veçanërisht në kategorinë e matematikës, leximit dhe fjalorit. Gjithashtu një studim nga Universiteti College London i cili tregon se mësimi i gjuhëve të huaja fuqizon zonën e trurit që përpunon informacion në të njëjtën mënyrë ashtu siç ushtrimet ndërtojnë muskujt.

2- Përmirësimi i aftësive vendimmarrëse

Kur njerëzit flasin për një gjuhë ndryshe se gjuha e tyre amtare kjo i ndihmon të marrin vendime të menjëhershme. Bilingualët kanë një vetëbesim në zgjedhjet e tyre dhe kanë aftësinë të dalin me konkluzionin. Kjo do të thotë se nëse do të mësoni një gjuhë të dytë kjo mund të ndikojë në marrjen e vendimeve më të mençura financiare

3- Impresiononi njerëzit përreth

Kur jeni në një restorant luksoz dhe porositni diçka të kuzhinës franceze apo italiane shqiptimi në gjuhën vendase do t’iu jepte ju një prezence nën shikimin e atyre që nuk ju njohin. Apo biseda me turistë rastësorë në gjuhën e tyre do t’iu bënte të merrnit më shumë komplimente. Sigurisht të impresionosh të tjerët, nuk duhet të jetë një arsye pse të mësoni një gjuhë të huaj, por askush nuk e mohon që mund të jetë një faktor motivues

4-Zhvilloni vetëbesimin

Mësimi i një gjuhe të huaj është një faktor shumë ndikues në rritjen e vetëbesimit. Kështu ju mund të kaloni disa frikëra dhe dyshime, mësoni më shumë për veten, njihni njerëz të rinj, mund të vizitoni vende që nuk do të kishit guximin për t’i vizituar më parë. Plus kësaj feedback-u konstant pozitiv nga folësit e tjerë të një gjuhe dhe inkurajimi nga ata mund të jetë një rritës motivimi dhe egoje.

5-Transformim tërësor i eksperiencës tuaj me udhëtimet

Udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me kapjen e fotografive të bukura dhe postimin e tyre ne Facebook apo Instagram apo harxhimin e një jave në një resort me pesë yje. Mësimi i një gjuhe të huaj qoftë thjesht i frazave folëse do ta bëjë eksperiencën tuaj të udhëtimeve shumë më të mire. Të flisni në gjuhën lokale të vendit që vizitoni mund të sjellë mundësi që si kishit menduar kurrë. Pjesa më e mirë e kësaj është që ju mund të arrini një kuptim më të thellë të kulturës dhe historisë të vendit që vizitoni

6- Përmirësimi i mundësive për punësim

Ne jetojmë një botë të globalizuar ku kompanitë zgjerojnë dhe bëjnë marrëveshje ndërkombëtare. Mes dy kandidatëve me të njëjtin set aftësish dhe eksperience personi bilingual kamë shumë shanse të punësohet. The Economist thekson se nën një këndvështrim pozitiv gjysma e botës do të flasë anglisht rreth vitit 2050, kjo sërish lë jashtë miliona që nuk do ta flasin. Studimet gjithashtu tregojnë se njohja e një gjuhe të huaj mund të sjellë përfitime ekonomike.

7- Studioni jetën përtej oqeaneve

Nëse ndjeni që jeni një periudhë ku kërkoni ndryshime dhe aventura në jetë atëherë një gjuhë e huaj është porta për t’iu çuar drejt një bote tjetër. Pse të mos “arratiseni dhe të studioni në Azi” ? Apo të gjeni punën e ëndrrave tuaja? Gjithçka që ju dëshironi të bëni mund të bëhet më e thjeshtë me një gjuhë të re.

8- Bëhuni mendjehapur

Mësimi i një gjuhe të re na përfshin ne një kulturë dhe një këndvështrim të ri për botën. Ky proces na bën një individ më mendjehapur, më të kuptueshëm dhe sigurisht më të vlefshëm. Të shohësh botën me një prespektivë tjetër është një eksperiencë fantastike që na zgjeron vizionin.

9- Zbuloni një kulturë të re

Muzika, librat, ushqimi, letërsia, teatri dhe artet e bukura; dhe lista e gjërave fantastike që mund të sjellë një gjuhë e re është e pafundme. Siç thonë gjuha dhe kultura janë dy anët e një monedhe.

10- Njihni njerëz të rinj dhe zhvilloni miqësi afatgjata

Në fund dhe jo më pak e rëndësishme është njohja e njerëzve interesantë dhe zhvillimi i miqësive të reja, sigurisht këta janë objektiva të një jete të shëndetshme dhe mësimi i gjuhëve të huaja është procesi që përforcon këta objektiva.