10 citate që mund t’i përdorni në jetën e përditshme

Ndonjëherë shpresojmë shumë, por duhet vetëdijësuar rëndësinë e dhënies.

  1. “Sot nuk ke jetuar nëse nuk ke bërë diçka për personin i cili nuk ka mundësi të ta kthejë” – John Bunyan
  1. “Jeta është tepër e shkurtë që një ditë të zgjoheni të penduar.

Për këtë, dashuroni njerëzit që ndaj jush sillen me respekt.

Falini ata që nuk e bëjnë këtë dhe besoni se gjithçka në jetë ndodhë me arsye.

Nëse ju ofrohet mundësi e dytë, kape me dy duar.

Nëse ndryshon jetën tënde, epo le të bëhet!

Askush nuk ka thënë se jeta është e lehtë, kanë thënë vetëm, se i a vlenë! – Harvey MacKay

Ka shumë fjalë, por porosia është e thjeshtë: jeto me mushkëri të plota.

  1. Letër e Korintasve

Dashuria është e durueshme, dashuria kryen shërbim, ajo nuk xhelozon, ajo nuk bën asnjë të keqe, nuk kërkon përfitime, nuk zemërohet, ajo nuk i gëzohet padrejtësisë, por e gjenë gëzimin e saj në të vërtetën. Ajo falë gjithçka, beson gjithçka, ajo duron gjithçka.

  1. “Nëse nuk e thuani të vërtetën për vete, nuk mund ta thoni as për njerëzit e tjerë” – Virginia Woolf

Nëse nuk jeni i sinqertë me veten, mos përhapni gënjeshtra për të tjerët. Kjo është hipokrizi.

  1. “Njerëzit harrojnë çka keni thënë, harrojnë edhe atë që keni bërë, por kurrë nuk harrojnë se si janë ndjerë për shkakun tuaj” – Maya Angelou

Niveli emocional i lidhjes me njerëzit është më me rëndësi. Vetëm një buzëqeshje ndaj dikujt, për atë person mund të vlejë gjithçka dhe t’i ndryshojë rrjedhën e ditës.

  1. “Më mirë të urrejnë për atë që je se sa të duan për atë që nuk je” – André GideNganjëherë duam aq shumë t’i kënaqim të tjerët sa që e humbim identitetin personal. Nëse nuk i pëlqen njerëzve ashtu siç je, s’ka gjë.
    1. “Më parë duhet të mësojmë ta duam veten, me të gjitha të mirat dhe të metat. Nëse nuk mund ta duam veten, nuk mund t’i duam plotësisht as të tjerët” – John Lennon

    Duhet ta duam çdo pjesë tonën.

    1. “Bëhu ndryshimi që dëshiron ta shikosh në botë” – Mahatma Gandhi

    Hapi i parë është që ti të ndërmarrësh diçka për të ndryshuar diçka.

    1. “Është e vërtetë – të gjithë do të ju lëndojnë, por duhet t’i gjeni ata për të cilët vërtetë vlenë të vuani – Bob Marley

    Duam të mendojmë më të mirën për njerëzit e afërm, por do të na zhgënjejnë në këtë apo atë mënyrë sepse janë njerëz. Duhet dalluar ata për të cilët vlenë të mundoheni dhe ata për të cilët nuk vlenë.

    1. “Fatin mund ta gjejmë madje edhe në kohërat më të zymta, nëse vetëm një person kujtohet ta ndezë dritën” – Steve Kloves (i njohur si Albus Dumbledore)

    Çdo gjë e keqe që ndodhë sigurisht sjell diçka të mirë nëse e përzgjedh ta shohësh kështu. Lumturia është përzgjedhje, kurse pozitiviteti virtyt.