10 QYTETET MË TË VIZITUARA NË BOTË

Sipas të dhënave të “Euromonitor International”, Hong Kongu, Bangkoku dhe Londra kryesojnë listën.

10 qytetet më të vizituara në botë

Janë Hong Kongu, Bangkoku dhe Londra tre destinacionet më të tërheqëse dhe të kërkuara në renditjen botërore të mbërritjes së udhëtarëve ndërkombëtarë, siç zbulojnë të dhënat e “Euromonitor International”, kompania lider në sektorin e analizave të tregut, sa i takon 100 qyteteve më të vizituara në botë.

Të dhënat i referohen lëvizjes së turistëve të regjistruar në vitin 2015. Hong Kongu ruan vendin e parë në renditje me 27.8 milionë vizitorë, 67% e të cilëve janë kinezë dhe me një të dhënë në rritje gjatë vitit 2015.

Bangkoku është një destinacion shumë tërheqës për miliona turistë në të gjithë botën. Hotelet në kryeqytetin tajlandez ofrojnë mundësi të mira akomodimi, që nga çmimet e larta, deri tek ato më të ulëta.

Shumë vende të mahnitshme në këtë vend mund të zbulohen me një buxhet të vogël.

Tajlandezët janë shumë miqësorë dhe nëse nuk gjeni një meny në gjuhën angleze, vendësit të ndihmojnë me dashamirësi.

Londra ngjitet në vend të tretë dhe është për t’u theksuar se udhëtarët janë të ndarë në dy pjesë: ata që udhëtojnë për turizëm, dhe ata që mbërrijnë për punë në ishull. Defekti i saj? Është akoma një qytet shumë i shtrenjtë.

Në vend të katërt, renditet Singapori, me shifra në rritje: aty kanë zbarkuar mbi 17 milionë persona. Shumë i vlerësuar për stabilitetin e tij politik, për nivelin e ulët të kriminalitetit dhe për përhapjen e gjuhës angleze, qyteti është i favorizuar edhe nga politikat e kompanive ajrore, të cilat vijojnë me rritjen e ofertave të udhëtimit me çmime jo shumë të larta.

Sa i takon Italisë, qytetet e saj renditen pas 10-es kryesore, ku Roma antike, e mbipopulluar sidomos gjatë sezonit të verës është në vend të 13-të.

RENDITJA
Hong Kong
Bangkok
Londra
Singapori
Parisi
Makao
Dubai
Stambolli
Nju Jork
Kuala Lumpur