10 receta për një mëngjes të shëndetshëm

Të hani shpejt pasi zgjodheni mund t’i japë metabolizmit tuaj një rritje dhe nëse zgjidhni me mend, ushqimi gjithashtu mund t’iu ndihmojë në humbjen e peshës.

Ingredienti kyç? Proteina, e cila jo vetëm që zvogëlon nivelin e ghrelin-it (një hormon në stimulimin e urisë), por gjithashtu ndihmon në largimin e lodhjes duke ju dhënë energji të qëndrueshme.

Ja cilat janë disa nga mëngjeset që duhet të provoni:

  1. Pica e mëngjesit

1449260336-1442940223-wdy100115joy-001

 

Bëni një petë të trashë dhe piqeni në 450°F derisa të theket, për 3-4 minuta nga të dyja anët. Lyejeni me ¼ filxhanë salcë domateje, më pas vendosni ¼ filxhanë mozzarella të coptuar dhe dy feta proshutë dhe 1 filxhanë spinaq. Piqeni derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrën kafe, për rreth 5 minuta. Më pas vendosini sipër 1 ose dy vezë, të gatuara sipas dëshirës.

278 kalori dhe 25 gr proteina

  1. Ëmbëlsirë me fruta

1449260345-1442940380-wdy100115joy-006

Në një enë hidhni Greek yogurt (kos), fruta, (1 filxhan manaferra dhe ¼ filxhan me banane, të prera në feta). Shtojini drithëra në formë kokrre.

193 kalori dhe 17 gram proteina

  1. Burrito

1449260352-1442941412-gettyimages-157644282

Skuqni të bardhet e tre vezëve, shtoni ½ piper jeshil dhe 1 lugë Jalapeno (piper shumë djegës). Përzijini 2 lugë djathë Cheddar dhe ¼ filxhan fasule të zezë të ziera. Hidhni salca nëse dëshironi dhe mbështillini me pite.

215 kalori dhe 24 gram proteina

  1. Petulla

gallery-1449261122-gettyimages-478956493

Kombinoni ½ filxhanë miell, katër të bardha veze, ½ lugë ekstrat vanilje, 1 lugë sheqer dhe ½ lugë kanellë. Hidheni masën në tigan të ngrohur dhe të lyer me spraj për gatim. Gatuajini 2-3 minuta secilën anë dhe hidhini 1 lugë shurup nëse doni.

266 kalori dhe 20 gramë proteina

  1. Mëngjesi në kavanoz

1449260358-1442942285-gallery-1436811249-jars

Këto kavanozë janë të mbushur me greek yogurt, fruta të freskëta të mbushuar me lëndë ushqyese dhe me tërshërë të shëndetëshme për zemrën. Ato janë të këshillueshme të haen teksa nxitoni.

  1. Qull tërshëre me fruta

gallery-1449261467-hbz-oatmeal-istock

Tërshëra është e pasur me kalcium dhe magnez, e cila balancon sistemin nervor dhe është plotë me fibra, gjë e cila ndihmon në tretje. Qulli i tërshërës është një zgjedhje zëvendësuese. Shtojini boronica, luleshtrydhe dhe bajame për të kompletuar mëngjesin. Boronicat kanë antioksidant dhe vitaminë E, ndërsa bajamet kanë proteina dhe vitaminë E.

  1. Sanduiç i shijshëm

1449260367-1442942907-gettyimages-56407785

Merrni një panine. Lyjeni me krem djathi nga të dyja anët dhe vendosni sipër disa feta domatesh.

  1. Tost me kungull

1449260356-1442942025-gettyimages-500560293

Lyni dy feta buke të bëra në tostë me pure kungulli të konservuar dhe më pas hidhini sipër shurup panje.

  1. Smoothie me fruta

1449260380-1442944701-gettyimages-538605051

Një natë më parë, hiqni lëkurën dhe priteni bananen në gjysmë. Vendoseni gjysmën e bananes në një qese në ngrirje bashkë me një filxhanë boronica. Në mëngjes, boshatisni qesen në një blender me një filxhan e gjysmë kos dhe shtoni akull derisa të bëhet e njëtrajtshme.

  1. Mëngjes i përzier

1449260379-1442943284-54ef86a50a947-red-flannel-hash-recipe-lg

Skuqni 2 filxhanë patate dhe qepë të prera në kubikë për 10 minuta. Shtoni proshutë të prerë katrore, panxharë dhe 1/8 lugë piper të zi dhe gatuajini për 2 minuta më shumë. Thyeni 4 vezë brenda, përzijini dhe gatuajini për 6 minuta të tjerë.

Burimi: Harpers Bazaar