10 vjet me iPhone

9 Janari dita e revolucionit të telefonëve inteligjentë

Këto ishin fjalët e Steve Jobs kur prezantoi iPhone e parë në konferencën Macworld më 9 Janar 2007. Sigurisht Jobs nuk e kishte fjalën për tre produkte po vetëm një iPhone i cili i kombinonte funksionalitetet e të tre.

Askush nuk do e parashikonte impaktin e këtij telefoni në shoqërinë tonë sepse iPhone solli konceptin e telefonit inteligjent tek masat.Madje ish shefi ekzekutiv i Microsoft thoshte me plot bindje se ky telefon nuk do të ketë sukses.

Sot pas 10 vitesh, telefoni është shitur 1,034 milion herë. Ky telefon gjeneron 60% të të ardhurave të Apple. Më shumë se 2.2 milion aplikacione janë të disponueshme për iPhone. Sot bota ka 2.6 miliard telefonë inteligjentë. /PCWorld Albanian/

 0  5