10 vjetori i marëveshjes për tregti të lirë CEFTA

Kuçi: Marrëveshja CEFTA, lehtësim në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Shkup, 05.10.2016 Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi së bashku me zëvendës kryeministrin për çështje evropiane Arbër Ademi, sot morrën pjesë në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të Marrëveshjes për Tregëti të Lirë në Evropën Qëndrore -CEFTA, pjesë e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë.

Ministri Kuçi në hapjen e këtij eventi tha se baza e Marrëveshjes së CEFTA-s është për të lehtësuar procesin e anëtarësimit të vendeve të CEFTA-s në Bashkimin Evropian, integrimin e tyre dhe intensifikimin e tregtisë me tregjet e Bashkimit Evropian.

‘Unë shpresoj se ky event do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së biznesit në rajon dhe se do ti prezanton përvojat dhe nevojat e komunitetit të biznesit. Kështu, në mesin e prioriteteve të programit të CEFTA-s janë: negociatat që Ministria e Ekonomisë i ushëheq drejt liberalizimit të ri të tregtisë së shërbimeve, duke krijuar një instrument ligjor për të lehtësuar tregtinë dhe për të krijuar struktura të reja CEFTA, që janë të dhëna në rritjen e vazhdueshme të tregtisë në rajon dhe një mundësi për ndëlidhje, rrjetëzim dhe ndërkombëtarizim të grupeve të veçanta të biznesit në proceset e biznesit global’, deklaroi ministri Kuçi.

Në drejtim të kësaj, shtoi Kuçi, flet fakti se nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë në botë në vitin 2015, rreth 81për qind është realizuar me vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa 12 për qind në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sa i përket importit rreth 63 për qind vjen nga Bashkimi Evropian, dhe rreth 10 për qind nga Ballkani Perëndimor.

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi tha se CEFTA kontribon në lehtësimin e marrëdhënieve tregtare me vendeve të rajonit, sepse në Strategjinë e zgjerimit të Komisionit Evropian është theksuar se integrimi i mëtutjeshëm i tregut është një prioritet tjetër për rajonin i cili arrihet përmes CEFTA-s.

‘Vendet e Ballkanit ndajnë vlera dhe njohuri të përbashkëta, dhe përderisa i këmbejmë ato, mendoj se më mirë do t’i prezantojmë interesat tona politike dhe ekonomike në hapësirën e madhe evropiane. Përparësitë që dalin nga afërsia reciproke gjeografike, lidhjet infrastrukturore, ekonomia krahasuese, si dhe karakteristikat natyrore, bashkëpunimin rajonal e bëjnë më të domosdoshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre eurointegruese’ deklaroi zëvendëskryeministri Ademi.
Ademi shtoi se integrimi në BE është prioritet për çdo vend të Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu edhe për vetë Bashkimin Evropian. Të gjithë ne vendosëm ta ndjekim këtë rrugë, jo vetëm se nga natyra i përkasim Evropës por sepse kjo perspektivë na ndihmoi ti transformojmë shoqëritë tona dhe të sigurojmë prosperitet demokratik dhe ekonomik, përfundoi Ademi.

CEFTA është Marrëveshje për tregëti të lirë në Evropën qëndrore, dhe themelimi i saj para 10 viteve kishte për qëllim adaptimin e standardeve tregëtare evropiane, në vendete Evropës Juglindore si Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi.