100 mijë dollarë për të jetuar në mars pas 40 vitesh

dhe filma.

“Ne duhet që pas këtyre misioneve të hershme të eksplorimit të ndërtojmë një qytet të vërtetë”, tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë mund të bëhet në 40 deri në 100 vjetët e ardhshme.

Musk e paraqiti konceptin e tij për sistemin e transportit ndërplanetar përmes një video. Ky transport do të bëhet me raketa të ripërdorshme. Musk tha se një raketë do të mbante 100 persona.

Projekti japonez për në hapësirë

Kompania Obayashi Corp. me bazë në Tokio dëshiron që të ndërtojë një lift operacional të hapësirës deri në mesin e këtij shekulli, thuhet sipas gazetës Yomiuri Shimbun.

Pajisja do të mund të dërgonte njerëz lartë në qiell në një shpejtësi prej 200kmh, për t’i çuar ata në një stacion 36,000km sipër Tokës për më pak se një javë, transmeton Gazeta Express.

Sipas vizionit të Obayashi, një kabllo do të lëshohej nga stacioni i hapësirës për në sipërfaqen e Tokës në një altitudë prej 96,000km. Ku një kundërpeshë në fund të saj do të ndihmonte që kablloja të ankorohej në hapësirë.

Një veturë me 30 pasagjerë do të udhëtonte nëpër kabllo, duke përdorur motor linear magnetik. Pasagjerët do të ndaleshin më pas në stacion, aty ku do të ketë hapësira për jetesë dhe laboratorë.