100 mjek në Maqedoni kanë nënshkruar recepta për vetveten

Drejtoria për evidenca elektronike në shëndetësi njoftuan se nga analiza e të dhënave të sistemit kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi “Termini im” është vërtetuar se rreth 100 mjek në Maqedoni kanë nënshkruar recepta pa nevojë, për vetveten ose për të afrëmit e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë njoftim thuhet se një gjinekolog ka nënshkruar për veten e tij 182 recepta për një vit, nga të cilat 45 antibiotikë, dhe se kjo është jonormale me protokolin e mjekësisë për shkak se një pacient nuk mund të marrë terapi antibiotike për çdo ditë në periudhë një vjeçare.

Nga kjo Drejtori gjithashtu thonë se kanë zbuluar edhe qindra raste tjera të mjekëve amë nga i gjithë shteti të cilët kanë nënshkruar mbi 110 recepta për veten e tyre për një vit, ose mesatarisht për vetveten kanë nënshkruar rreth 136 recepta përgjatë një viti.