100 personalitete nga Maqedonia u dekoruan sot nga Hashim Thaqi

img_2448 img_2449 img_2450Në prag të përvjetorit të 108-të të Kongresit të Alfabetit, dekorova mbi 100 personalitete nga Maqedonia, për kontributin e tyre për Kosovën dhe bashkëpunimin me popujt fqinjë.

Ky ishte një akt falënderimi për gjithë atë gjeneratë të hershme të mësimdhënësve, intelektualëve, veprimtarëve kulturorë e shkencorë, por edhe për ata gazetarë, shkrimtarë dhe artistë, që kontribuuan pareshtur për të avancuar pozicionin tonë si popull kudo në botë.

Sot, dekorova edhe bashkëluftëtarë të mi, që me guxim, trimëri, iniciativë e përkushtim na ndihmuan në çastet më të vështira dhe në çdo moment të përpjekjes sonë të përbashkët liridashëse. HTH