101 vjeçari dënohet me 13 vite burg

Një 101 vjeçar është dënuar me 13 vite burg nga gjykata angleze për abuzim seksual ndaj 30 të miturve.

Ralph Clarke nga Birmingani mendohet të jetë personi më i moshuar i dënuar ndonjëherë në historinë e Britanisë së Madhe.

Gjykata e ka gjetur atë fajtor të abuzimeve seksuale sistematike me të miturit nga viti 1974 deri në 1983. Autori ka pranuar në gjykatë rastet e abuzimit me dy vajza dhe me një djalë.

Viktimat e tij e kallëzuan rastin për policinë vendase gushtin e vitit që shkoi pasi panë fotot e autorit në Facebook duke festuar datëlindjen e 100-të të tij.