103-vjeçarja: Kam pritur gjithë jetën të votoj për një presidente femër

Në moshën 103 vjeç , Ruline Steininger mendon se nuk ka aspak kohë për të humbur, thotë “CNN”.

Kjo është arsyeja pse të enjten, Steininger u bë një nga njerëzit e parë në shtetin e saj që votoi personalisht për Hillary Clinton si Presidente, duke ndërmarrë një hap më afër për të përmbushur dëshirën më të madhe të jetës së saj.

“Kurrë nuk kam menduar se do të votoja një grua për presidente, por jam e lumtur që ka ardhur koha.”

103-vjeçarja ka pritur gjithë jetën e saj për këtë moment, dhe ajo më në fund e hodhi votën e saj, duke pasur edhe mundësinë të takonte Clinton në prapaskenë.