11 janar protestohet në Shkup në mbështetje të çlirimtarit Ramush Haradinaj

Të nderuar qytetarë, Këshilli organizativ në përbërje të artistëve, gazetarëve, studentëve, profesorëve dhe bashkëluftëtarëve të Ramush Haradinajt ju fton të merrni pjesë në protestën paqësore e cila do të mbahet me datë 11.01.2017 (E Mërkurë) në ora 11:55 (5 minuta 12) para Ambasadës së Francës në Shkup në mbështetje të çlirimtarit Ramush Haradinaj për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.