115 të vdekur në një aksident hekurudhor në Indi

People gather next to a derailed in Kanpur, in India's northern state of Uttar Pradesh, in this still image taken from video November 20, 2016. ANI/via REUTERS TV

Të paktën 115 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një tren ka dalë nga shinat në shtetin Uttar Pradesh në veri të Indisë.
Sipas policisë aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 20 nëntorit, në afërsi të qytetit Kanpur, kur 14 vagonat e një treni dolën nga shinat.
Punëtorët e shpëtimit kanë përdorur makinerinë e rëndë për të prerë vagonat e dëmtuar të trenit të shpejtë Patna-Indore, me qëllim që të nxjerrin trupat dhe të arrijnë deri tek të mbijetuarit.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat, megjithatë, Times of India citoi disa burime të cilat thonë se prishja e rrugës është shkaktari i aksidentit.