12 vjeçari fejohet me kushërirën 11 vjeçare

Një djalë 12 vjeçar në Egjipt do të martohet me kushërirën e tij 11 vjeçare, pasi babai i dhëndrit të ardhshëm i dha çiftit bekimin e tij.
Ndërkohë që familje dhe miqtë festuan dasmën luksoze të djalit më të madh, babai vendosi të dyfishonte gëzimin e të lajmëronte fejesën.
Ligjet egjiptiane ndalojnë martesat për personat nën moshën 18 vjeç, dhe vendimi për Omar e 11 vjeçaren Gharam ka nxitur shumë shqetësime e debate te aktivistët.
Babai tha për gazetën Al Watan se nuk kishte “asgjë të papërshtatshme” te çifti, duke shtuar se ishte thjesht një fejesë dhe jo një martesë.