12 vjeçari vdes nga kanceri, autoritet turke nuk e lejuan të kurohej jashtë vendit

Një 12 vjeçar turk ndërroi jetë nga kanceri në tru, disa muaj pasi autoritetet turke në aeroportin “Ataturk” të Stambollit i hoqën pasaportat prindërve të tij, duke mos e lejuar kështu që vogëlushi të trajtimin ndaj kancerit në Kubë.

Lajmin e bën të ditur gazetari turk Sitki Özcan të martën, i cili shkruan se familja e tij u akuzua nga autoritetet turke se ka lidhje me lëvizjen Hizmet, e akuzuar nga Ankaraja se qëndron pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të shkuar.

“Ishte një fëmijë, 12 vjeç. Kishte kancer në tru. Mjeku i tha se ai kishte 30 ditë të mbetura. Familja nuk e humbi shpresën dhe gjeti një mundësi për trajtim në Kubë”, shkruan gazetari në Twitter.

Gazetari Özcan në fund “përgëzoi autoritetet turke” si shkaktar të vdekjes së fëmijës 12 vjeçar, duke mos e lejuar atë të marrë trajtim jashtë vendit.