Kandidati i BDI-së për deputet, Artan Grubi deklaroi se mbi 50 % e shqiptarëve janë të rreshtuar pas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ne statusin e tij ne facebook ai ka shkruar:

“Më shumë se 50% e shqiptarëve janë rreshtuar pas Ali Ahmetit dhe BDIsë.

Më shumë se 50% e votuesve të papërcaktuar shqiptar vlerësojnë se BDI do ti fiton zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Këto janë të dhënat e të gjitha anketave në vend, ndërkombëtare, vendore, por edhe ato opozitare.

Bëhu fitimtar edhe ti dhe bashkë të bëhemj vendimtar, VOTO 3.”, deklaroi kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, Artan Grubi