13 të vdekur në Tripoli

Të paktën 13 persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën sot në Tripoli në konfrontimet mes forcave të qeverisës së bashkimit kombëtar dhe grupeve rivale, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Një zyrtar i sigurisë së GNA-s, Hachem Bichr konfirmoi për 23 të vdekur dhe më shumë se 29 të plagosur në radhët e forcave të qeverisë. Por nuk është e mundur për momentin të verifikohet ky bilanc nga burime mjekësore.