13 vendet më të shëndetshme për të jetuar në botë (Foto)

13 vendet më të shëndetshme për të jetuar në botë (Foto)

Kur zgjedh për të jetuar jashtë vendit, një mjedis i shëndetshëm dhe një sistem i përballueshëm dhe i arritshëm i kujdesit shëndetësor do të jetë në krye të listës së gjërave që ju kërkoni.

Në një sondazh të ri nga InterNations, rrjeti më i madh në botë për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, dhe merret me riatdhesimin, renditin shëndetin dhe mirëqenien në vendet që kanë jetuar, në një raport më të gjerë të cilësisë së jetesës për ata që lëvizin jashtë vendit.

InterNations kërkoi 14 mijë e 300 njerëz që jetojnë jashtë vendit, që përfaqësojnë 174kombësi dhe jetojnë në 191 vende ose territore për ta vlerësuar 43 aspekte të ndryshme të jetës jashtë vendit në një shkallë 1 deri në shtatë, transmeton Indeksonline.

Kështu është renditja e vendeve ku mund të jetohet me një shëndet më të mirë:

13)Suedia

Vendi skandinav rregullisht bën listën për cilësinë e jetës duke renditur edhe faktin se kanë një përkushtim efikas në shëndetësi, si dhe një mjedis të lakmueshëm lokal që u mundëson të riatdhesuarve të ndjehen të shëndetshëm.

12)Kanada

Qasja e mirë në kujdesin shëndetësorë me cilësi të larta e bënë Kanadanë të renditet në krye të vendeve që përfshihen në këtë listë.

11)Zelanda e Re

Edhe pse kostoja e jetesës është relativisht e lartë në krahasim me homologët e tjerë në këtë renditje, shëndetin dhe mirëqenien e kanë të vlerësuar në mënyrë të shkëlqyeshme, për të riatdhesuarit.

10) Spanja

Duke pasur një nga javët më të shkurtra të punës në botë, e kombinuar me një kulturë që është e famshme për dietën e saj të shëndetshme dhe qëndrime strikte ndaj ngrënies, ndihmon vendin që të hyjë në top-10 vendet me mirëqenien dhe shëndetin më të mirë.

9)Kosta Rika

Të riatdhesuarit thonë se shëndeti dhe mirëqenia e tyre është e shkëlqyer në këtë vend, ec ila është befasuese për shkak të mjedisit dhe aktiviteteve lokale në dispozicion.

8)Francë

Qasja dhe përballueshmëria e kujdesit shëndetësor të cilësisë është një nga faktorët lëvizës për lumturinë e riatdhesimit.

7)Gjermani

Vendi është i besueshëm për sigurinë e vendeve të punës dhe  ka një cilësi të mirë të jetës dhe qasjes në kujdesin shëndetësor cilësor që është vlerësuar shumë nga të riatdhesuarit.

6)Danimarka

Vendi ka rënë poshtë në renditje për shkak të rritjes së kostos së jetesës duke ndikuar në jetën e përditshme, por shëndeti dhe mirëqenia ende mbeten të forta për qytetarët.

5)Izraeli

Të riatdhesuarit thonë se shëndeti dhe mirëqenia në Izrael është një nga më të mirat në botë, por vendi renditet dukshëm poshtë në një indeks për sigurinë personale.

4)Japonia

Kur është fjala për cilësinë dhe kujdesin mjekësorë, 82% të riatdhesuarve, e vlerësojnë këtë si të favorshme, krahasuar me 62% në të gjithë botën dhe rreth të katërtat e 76% e tyre janë të kënaqur me përballueshmërinë e kujdesit shëndetësorë.

3)Finlanda

Rreth 75% e të riatdhesuarve kanë dhënë vlerësime pozitive për cilësinë e kujdesit mjekësorë dhe mbi një pagë mesatare, kështu duke e cilësuar vendin si shumë të përballueshëm.

2)Taivan

Cilësinë dhe përballueshmërinë e kujdesit shëndetësor të saj dhe gjendjen e lakmueshme financiare të riatdhesuarit i vendit përmirëson jetën në vend.

1)Austria

Austria ka rezultate të shkëlqyera për shëndetin dhe mirëqenien, duke përfshirë cilësinë e ajrit.