15 burra ngrisin lartë veturën për të shpëtuar 7 vjeçarin e zënë përfundi

15 burra ngrisin lartë veturën për të shpëtuar 7 vjeçarin e zënë përfundi (Video)

Ky është momenti dramatik kur 15 kalimtarë ngrenë një “Mercedes A Class”, për të nxjerrë prej andej një djalë shtatëvjeçar i cili ishte rrëzuar poshtë makinës.

Djali i vogël u dërgua menjëherë në spitalin aty pranë në gjendje kritike, por në gjendje të qëndrueshme.

Djali përfundoi poshtë makinës, teksa mjeti ecte me shpejtësi. 15 burra tërhoqën mjetin prej dy tonësh dhe arritën të nxjerrin fëmijën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të dielën në Rrugën “Shën Pjetri” në zonën Highfields të Leicester të Britanisë.

Një dëshmitar okular ka filmuar nga banesa e të dashurës së tij momentin.