15 librat më të shitur të javës sipas “New York Times”

15. Kiss Carlo – Ardiana Trigiani.

Një feud i madh bie në dashuri me një prej punëtorëve të tij në Filadelfian e vitit 1949. Libri ka humbur një vend nga radhitja e javës së kaluar.

14. Dangerous Mind – Janet Evanovich.

Milioneri Emerson Knight dhe ekonomistja Riely Moon bëhen bashkë për të kërukuar një ishull të humbur. Libri ka humbur tre vende nga radhitja e javës së kaluar.

13. Seven Stones to Stand or Fall – Diana Gabalon.

Historia e një koleksionuesje që ka ardhur nga një qytet tjetër në kërkim të përmbushjes së pasionit të saj. Libri ka humbur tetë vende ka radhitja e javës së kaluar.

12. Dragon Teeth – Michael Crichton

Krijesa parahistorike shfaqen sërish në vitin 1870. Gjithçka vërtetohet nga një dorëshkrim i Chricton i cili vdiq vitin e shkuar.

11. Tom Clany: Point of Contact – Mike Maden.

Jack Rayn Jr. ndihmon në ngadalësimin e krizës financiare botërore. Libri bazohet në historinë e vërtetë të Tom Clany i cili vdiq në vitin 2013. Libri ka humbur tre vende nga radhitja e javës së kaluar.

10. The Force – Don Winslow

Një dedektiv sëbashku me ekuipazhin e tij vendoset në Manhatanin e Veriut ku bën marveshje me bandat atje duke fituar miliona dollarë.

9. The Silent Corner – Dean Koontz

Një agjente i FBI investigon një valë të madhe vetvrasjesh e cila i kishte marrë edhe të shoqin. Libri ka humbur një vend nga radhitja e javës së kaluar.

8. A Gentleman in Moscow – Amor Towles

Një rust i nënshtrohet 30 vjetëve në arest shtëpie. Libri ka fituar shtatë vende ngaradhitja e javës së kaluar.

7. Wired – Julie Garwood

Një agjent i FBI rekruton një haker porfesioniste e cila e ndihmon atë të gjej një kriminel.

6. The Identicals – Elin Hilderbrand

Vështriësitë e jetës së dy binjakeve identike të cilat janë ndarë qysh në lindje pas divrocit të prindërve.

5. The Duchess – Daniele Steel

Vajza e një duke angles të shkullit XIX, nxitur nga vëllai i saj nga babai, shkon në Paris ku fillon një jetë të re. Libri ka humbur një vend nga java e kaluar.

4. Into the Waiter – Paula Hawkins

Në këtë triller psikologjik, shkruar nga autroja e “The Girl on the Train”, gratë janë gjetur brenda një lumi në një qytet anglez. Libri ka fituar tre vende nga radhitja e javës së kaluar.

3. Use of Force – Brad Thor

Agjenti i antiterrorismit Scit Harvath thirret kur një terrorist arratiset drejtë Italisë.

2. Murder Games – James Patterson dhe Howard Roughan

Një ekspert në vrasjet seriale përfshihet në gjuetinë për të kapur një vrasës në New York.

  1. Camino Island – Juhn Grishman.

Një kërkim për disa dorëskrime të rrallë që të çojnë në një ishull të Floridas.