15 vjedhje në 1 javë, policia gjermane në kërkim të shqiptarit të rrezikshëm

 

Ata akuzohet nga policia e Vorarlberg në Gjermani për 15 vjedhje banesash në një javë.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë, të cilët dyshohen se i kanë realizuar 15 vjedhjet që prej 18 majit. Në shumicën e rasteve, banorët ishin në gjumë.

Policia njofton se ka mundur të arrestojë një prej autorëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa shqiptari tjetër është në kërkim.

Ai është Ilir Sharka, 37 vjeç, i konsideruar i rrezikshëm nga policia lokale. Policia ka shpërndarë foton e Sharkës duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij.

Image