Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga dy shpërthime të fuqishëm që ndodhën në Stamboll shumë pranë sheshit Taksim.
Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu.
Mediat vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena”, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor.
Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila dyshohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit, transmeton kanali privat NTV.
Mediat gjithashtu thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh ambulancash dhe forca të shumta policie.
Ora 22:30 Raportohet për 13 viktima
Agjencia Reuters duke cituar burime të sigurta raporton se nga shperthimi kanë mbetur të vrarë 13 persona. Ndërkohë Al Jazeera raporton për të paktën 15 viktima.
Ora 22:15 Ministri turk i Transportit: Dënoj sulmin terrorist
Ministri turk i Transportit, Ahmet Arslan ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist, raporton Reuters.
“Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Twitter.
Ora 21:47 Televizioni Kombëtar i Turqisë vendos ndalimin e pamjeve të shperthimit
Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Besiktas-it, Vodafone Arena në Stamboll.
Ora 21:30 Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım merr informacion mbi ngjarjen
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.
21:00 Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Süleyman Soylu: 20 të plagosur
“Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për viktima. Shpresoj që të mos ketë.”/oranews