17 të plagosur pas një zjarri në një metro në Hong Kong

Së paku 17 persona janë plagosur, pasi një zjarr përfshiu një tren nëntokësor në Hong Kong.

Policia ka arrestuar një burrë për zjarrvënie të qëllimshme. Ata kanë thënë se nuk ka shenja që e lidhin këtë incident me terrorizmin.

Treni po lëvizte nga Admirality për në stacionin e Tsim Sha Tsui, transmeton Klan Kosova.