Mund të mos jetë kancer! 4 faktorët që nxjerrin rezultate të rreme në skaner

Praktikat në jetën e përditshme diktojnë nivelin e rrezikut për kancer ndaj të cilit ekspozohet individi. Në shumë raste, kapja në kohë e kancerit do të thotë shpëtim i jetës. Prandaj shmangeni stresin e panevojshëm duke folur për këta faktorë paraprakisht me doktorët.

Implantet e silikonit
Silikoni mund ta bëjë më të vështirë ekzaminimin e një pjese të gjoksit gjatë skanimit.

Tatuazhet
Në disa raste të rralla, boja e tatuazheve mund të duket si kancer që është shpërndarë në nyjet limfatike.

Deodorantët
Disa antiperspirantë përmbajnë substanca që shfaqen si pika të bardha gjatë mamografisë.

Dendësia
Gjoksi i ngjeshur në disa raste i maskon tumoret dhe i bën më të vështirë për t’u dalluar.