“19 të këqijat që i ndodhin Kosovës nëse nuk kalon Demarkacioni”

Këshilltari për media i kryeministrit, Faton Abdullahu, ka renditur 19 gjëra, sqë mund të ndodhin nëse nuk ratifikohet Demarkacioni.

Ai në një status në Facebook tha se disa nga to janë tashmë ato që janë ripërsëritur shpesh, si mosliberalizimi i vizave, por sipas Abdullahut nëse Demarkacioni nuk ratifikohet kjo do të çojë edhe në prishjen e marrëdhënieve me Malin e Zi dhe mundësinë që Rusia të involvohet në Ballkan.

Këto janë 19 të këqijat sipas tij;

1) Mos liberalizimi i vizave për qytetarët.
2) Pamundësia e shfrytëzimit të avantazheve të qarkullimit të bizneseve Kosovë – BE.
3) Reduktimi i qarkullimit të vlerave dhe të arriturave kulturore, arsimore, etj, Kosovë – BE dhe jo vetëm (sidomos për të rinjtë dhe studentët).
4) De-kurajimi i investitorëve potencial.
5) Ngecje në reformat integruese evropiane.
6) Stagnim i procesit të shtetndërtimit.
7) Efekti dekurajues për njohjet e reja te shtetet që nuk na kanë njohur
8) Inkurajimi për vazhdimin dhe forcimin e pushtetit paralel sidomos në Veri të vendit.
9) Arsye shtesë për Serbinë që mos ti ndal provokimet.
10) Komplikim dhe prolongim i ratifikimit të vijës kufitare me Serbinë.

11) Shtesë arsyetim tek ata që mundohen të dëshmojnë se Kosova nuk mund të jetë shtet funksional.
12) Prishja e marrëdhënieve me Malin e Zi.
13) Rritja e mundësisë për Rusinë të involvohet në Mal të Zi.
14) Rritja e mundësisë për Rusinë të involvohet në Ballkan.
15) Ngecje e proceseve të shtrirjes së forcimit të koncepteve evro-atlantike në rajon.
16) Vështirësimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
17) Forcimi i opozitës pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi.
18) Inkurajim i majtizmit delikuent anti-globalist në Kosovë.
19) Inkurajimi i rrymave politike dhe kulturore antiamerikane në Kosovë.