19 VJET NGA PROTESTAT STUDENTORE NË PRISHTINË

Një tetori i vitit 1997 ishte koha kur nisën protestat e Lëvizjes Studentore në Prishtinë , e gjitha kjo për shkak të regjimit të atëhershëm jugosllav, i cili dëboi shqiptarët nga institucionet arsimore. Regjimi që ishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Protestat u udhëhoqën nga studentë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës. Në rendin e parë të protestave ishin studentët: Albin Kurti, sot deputet dhe ish-kryetar i Vetëvendosjes, Driton Lajqi, sot këshilltar i Kryetarit të Kuvendin të Kosovës, Bujar Dugolli, sot dekan i Fakultetit Filozofik dhe ish-ministër dhe Muhamet Mavraj, sot botues gazetar. Së bashku me këta studentë në krye të protestës ishte edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, në atë kohë, Ejup Statovci.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të guximshme të asaj kohe dhe morën jehonë në mediat e huaja, e cila ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i Kosovës.