Kryeministri Edi Rama i shprehu sot mirënjohjen Shkëlzen Dollit dhe Ansamblit Filarmonik të Vjenës

Kryeministri Edi Rama i shprehu sot mirënjohjen Shkëlzen Dollit dhe Ansamblit Filarmonik të Vjenës për mbrëmjen fantastike që i dhuruan Shqipërisë, Kosovës e gjithë shqiptarëve.

Kryeministri Rama publikoi një album me fotografi nga ky koncert, ndërsa vlerësoi se “Koncerti i Vjenës në Tiranë mori ngjyra të veçanta falë gjetjes së bukur të qelesheve, rakisë dhe dollisë së ngritur nga instrumentistët vjenezë në gjuhën shqipe: GËZUAR VITIN E RI”.

Një ditë pas koncertit tradicional në Vjenë, që mbahet më 1 janar të çdo viti, bashkë me Shkëlzen Dollin në Tiranë mbërritën dhe 36 artistë për t’u bërë pjesë e këtij koncerti madhështor.