20 vite pa Dianën, princat me plane për një statujë

Ajo do të jetë përgjithnjë princesha e popullit. Tani, 20 vite pas vdekjes, publiku do të mund ta shohë princeshë Dianën sërish, në formën e një statuje të porositur nga princat Uilliam dhe Harry.

Statuja do të vendoset në kopshtet jashtë Kensington Palace, në mënyrë që bijtë e saj të mund ta shohin nga dritaret e apartamenteve, transmeton TCH. Duke bërë të ditur vendimin, Uilliam dhe Harry thanë: Kanë kaluar 20 vite nga vdekja e nënës tonë dhe është koha për të pranuar dhe vlerësuar pasojat pozitive të saj në Britani dhe në të gjithë botën, me një statujë të përhershme.

“Nëna jonë preku kaq shumë jetë. Ne shpresojmë që statuja të ndihmojë ata që do të vizitojnë Kensington palace, që të reflektojnë për jetën dhe trashëgiminë e saj”. Uilliam dhe Harry kanë përzgjedhur një komision që do të ndihmojë në përcaktimin e skulptorit që do ta realizojë veprën dhe mbledhjen e fondeve për statujën, që pritet të ketë përfunduar deri në fund të vitit.

Diana i rriti princat e rinj në kensington palace, që u bë edhe një vend kult kur ajo dhe i dashuri i saj, Dodi al Fayed humbën jetën në një aksident me makinë në Paris në 1997, më shumë se një milionë buqeta me lule u vendosën pranë saj.

Edhe një kopsht në kujtim të saj po krijohet brenda Kensington Palace, me kërkesë të princave, që duan ta mbajnë kujtimin e nënës së tyre ende gjallë. “Shpresoj që ajo të jetë duke na parë nga lart dhe të jetë krenare për atë që ne kemi arritur”, tha princi Harry për televizionet amerikane vitin e shkuar.