20-vjeçari përplas me makinë dhe qëllon me thikë 11 persona

Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur pasi një student somalez në Universitetin Shtetëror të Ohios e përplasi makinën mbi një turme njerëzish dhe pastaj doli nga automjeti dhe I ka qëlluar ata me thikë.

Kamikazi është identifikuar si Abdul Razak Ali Artan. Pjesëtarët e komunitetit në Columbus i thanë shërbimit somalez të Zërit të Amerikës se ai ishte me origjinë nga Somalia dhe ishte 20 vjeç.

Një student me të njëjtin emër ishte portretizuar në muajin gusht në gazetën e studentëve duke ngritur shqetësimin për mungesën e dhomave të lutjeve për myslimanët në kampusin e universitetit.

Zyrtarët e spitalit thanë se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë.
“Jemi të frikësuar, të gjithë janë të frikësuar”, i tha Zërit te Amerikës Suad Osman, anëtar i Shoqatës së studentëve somalez në Universitetin Shtetëror të Ohios.