2,000 vjet më parë njeriu ka kuptuar që asgjë nuk është solide

Megjithëse fizika konsiderohet si një nga shkencat më të sofistikuara, ajo bazohet në një ide shumë të vjetër dhe shumë të shkëlqyeshme: Universi përbëhet vetëm nga atome dhe zbrazëtia reth tyre ku ata lëvizin.

Studiuesi i institutit Théorique de Luminy në Marseille, Carlo Rovelli thotë se idea madhore vjen nga qyteti Abdera në Greqinë e lashtë, dhe më saktë nga shkrimet e filozofit Demokritus.

Në një prej shkrimeve të tij të fundit  Rovelli për rëndësinë e kësaj ideje që fillimisht u hodh nga mësuesi i Democritus, Leucippus.

 

Ky i fundit i përkiste shkollës së mendimit të nisur nga Parmenides, që dy mijëvjeçarë më parë hodhën idenë e universit si një realitet i unifikuar që i marrë së bashku u quajt “Real” i cili vetë nuk mund të lëvizte pasi përmbante brenda vetes gjithçka. Leucippus ka sugjeruar se lëvizja ndodh nëse ka zbrazëtirë, dhe zbrazëtira e pafund mund të ketë një numër të pafund trupash.