2016, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Shifrat e plota për 2016 konfirmojnë se viti konsiderohet si më i nxehti deri tani, duke lënë pas 2015.

Të dhënat nga Nasa dhe Zyrës Meteorologjike “Met” në Britaninë e Madhe tregojnë se temperaturat ishin rreth 0.07 gradë Celcius më shumë se sa u shënuan në 2015.

Pavarësisht se rritja e zyrës Met ishte brenda kufirit të gabimit, Nasa thotë se 2016 është viti i tretë radhazi që thyen rekord.

Fenomeni i motit “El Nino” luajti një rol, thonë shkencëtarët, por faktori kryesor ishin emetimet njerëzore të dioksidit të karbonit.