Të paktën tre persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë fillore në Karolinën e Jugut.

Një adoleshent i dyshuar për kryerjen e aktit është arrestuar pas të shtënave në shkollën Townville.

Associated Press raportoi se dy fëmijë dhe një i rritur janë plagosur nga të shtënat.

Mjeku ligjor tha se një njeri kishte vdekur në afërsi të shkollës dhe vdekja me shumë mundësi është e lidhur me incidentin në shkollë.

Nga mediat lokale raportohet se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 2 të mesditës, e megjithatë nuk është konfirmuar tamam numri i saktë i të plagosurve.