24 milionë euro të tjera për “Shkupi 2014”, Banka Popullore me stil barok

24 milion euro do të kushtojë ndërtimi i objektit të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë, një projekt që do të jetë në stilin barok, si pjesë e objekteve të “Shkupi 2014”.

Kompania ndërtimore “Beton” është zgjedhur për ndërtimin e objektit të ri, lajmëron portali Prizma. Marrëveshja është firmosur më 5 tetor. Ndërtesa e re do të jetë mes parkut aktual të Ministrisë së Jashtme afër objektit të Operas dhe Baletit. (INA)