24 vjeçarja humb 62 kilogram me ndihmën e telefonit (FOTO)

Dikur ajo peshonte 140 kilogramë dhe sa herë hante akullore, sasia ishte 1 kilogram.

Që prej moshës 1 vjeçare Jasmine Normanit iu desh që të duronte ngacmimet e fëmijëve të tjerë, ndërkohë që pesha e madhe ia vështirësonte shumë socializmin.

Ajo u diagnostikua me mungesë të hormoneve tiroide, që ia ngadalësoi metabolizmin asaj.

Si pasojë e rritjes së madhe në peshë, ajo u demoralizua dhe nisi të hante nëpër fast-foode.

Por Jasmine vendosi që jeta e saj duhet të ndryshonte dhe duke përdorur aplikacionin “MyFitnessPal” që maste kaloritë që merrte e duke u stërvitur arriti që të dobësohej 62 kilogramë.

Ajo tani peshon 78 kg dhe stërvitet çdo ditë.