26-VJEÇARI NGA SHKUPI SHET VESHKËN (FOTO)

Një person ka vendosur ta shesë veshkën e tij. Ai është një 26 vjeçar nga Shkupi, i cili ka zgjedhur rrjetet sociale për ta bërë të ditur këtë gjë. Arsyeja pse Gazmend Islami ka vendosur ta shesë veshkën, është nevoja për shumën e parave që i duhen për ta operuar fëmijën e tij, shkruan gazeta KOHA. Kështu ka shkruar në statusin e tij në “Facebook” edhe vet Islami. Ai ka kërkuar që t`i paraqiten vetëm persona që janë të interesuar seriozisht për marrëveshje, gjithashtu ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk e ka problem t`i kryejë analizat. Ndryshe, ai ka dhënë edhe numrin ku të interesuarit mund ta kontaktojnë.