3 mijë paund për të bërë botox në pjesët intime

Industria e bukurisë sa vjen e bëhet më e çuditshme.

Teknika e re, “Scrotox” për burra – ndryshe botox për pjesët e tyre intime – është duke u rritur gradualisht, sipas Metro.

Trajtimi, i cili kushton rreth 3 mijë paund (2.800), përfshin injektimin e botoxit në testikuj për të ulur djersitjen, pakësuar rrudhat, e duke i bërë ato të duken më të mëdhenj duke qënë se relakson muskujt.

Mark Norfolkm, Drejtor klinike te Transform tha për FEMAIL: “Vitin e kaluar, kërkesat për Scrotox janë dyfishuar duke treguar një interes të madh për këtë procedurë. Por është një trajtim që ne nuk e ofrojmë për shkak të rreziqeve të mundshme apo kompikacioneve në këtë zonë të trupit”.