3 shqiptaret Boss droge , me nga 1 milion euro ne xhep, ja kush jane ata

Një tjetër operacion anti drogë është finalizuar me sukses nga ana e policisë italiane duke vënë në pranga tre shtetas shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në pranga ka rënë Luan Kasalla, Fatos Sadiku e Fisnik Sulmina.

Sipas policisë italiane, tre shqiptarët e arrestuar në Rimini, janë kapur me 4 kilogramë kokainë të pastër, 2 kilogramë marijuanë dhe 30 mijë euro cash.

Të tre shqiptarët rezultonin me precedentë penalë pikërisht për krime në lidhje me trafikun dhe shitjen e drogës. Sipas mediave italiane, shqiptarët ishin prej kohësh nën vëzhgimin e agjentëve të policisë dhe në momentin e mbërritjes së sasisë së drogës nga veriu i Italisë atyre u janë vënë prangat.

Shqiptari Kasalla është ndjekur deri në banesën e tij ku iu gjetën 2 kilogramë marijuanë të ndarë në dy paketime dhe një pako me kokainë, materiale për paketimin dhe 21 mijë euro.

Në këtë moment. ndërsa policia po kontrollonte banesën e tij, mbërrijnë dhe dy shtetasit e tjerë shqiptarë me automjetin e tyre tip “Nisan” ku u zbuluan dhe sekuestruan 9 mijë euro cash  dhe 4 kg kokainë 93% e pastër. Në automjetin e Sadikut dhe Sulminës u gjetën dhe disa aparatë celulari si dhe materiale për paketimin e drogës.

Sipas policisë italiane banda e shqiptarëve ishte më aktivja në zonë për shpërndarjen e drogës. Ndërkohë nëse droga do të shitej në tregun vendas, do të kishte një vlerë prej rreth 1 milionë euro.