3 vjeçari tymos marijuanë arrestohet xhaxhai

Video shokuese e një djali 3 vjeçar duke tymosur marijuanë ka çuar në arrestimin e xhaxhait të tij pasi mori mijëra klikime në Facebook, sipas Policisë se Arkansas.

Klipi tregon fëmijën e ulur në sediljen e prapme të makinës teksa xhaxhai i jep drogën.

Lamel Yancy, 17 vjeç, u akuzua për vënien në rrezik të shëndetit të minorenit pasi autoritetet zbuluan videon, raporton Fox 43.

Djali dëgjohet duke thënë “bar” e duke kollitur ndërkohë që tymos marijuana disa herë.Pas incidentit vogëlushi është mbajtur nën vëzhgimin e shërbimeve të sigurisë dhe është dorëzuar te gjyshja e tij disa ditë më vonë.

35766