30 qytetet më të bukura të Europës, Berati i dyti

Këta janë 30 qytetet më të bukura në Europë, sipas Shoqatës Japoneze të Agjentëve të Udhëtimit (JATA).

Lista e publikuar është nga “The Telegraph” dhe gazeta angleze tërheq vëmendjen se në listë është vetëm një qytet britanik.

Ndërkohë që kjo listë ka si synim që turistët të njihen me destinacionet e vogla, por të bukura në botë.

Klasifikimi është bërë në bazë të propozimeve nga 300 agjenci turistike.

Duke bërë një përshkrim te Beratit, JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”.

1. Kilkenny, Irlandë

2. Berat, Shqipëri

3. Civita di Bagnoregio, Itali

4. Procida, Itali

5. Conwy, Uells

6. Lech, Austri

7. Hindeloopen, Holandë

8. Lefkara, Qipro

9. Rovinj, Kroaci

10. Soglio, Zvicer

11. Visby, Suedi

12. Setenil de las Bodegas, Spanjë

13. Piran, Slloveni

14. Vlkolinec, Sllovaki

15. Marianske-Lazne, Republika Ceke

16. Quedlinburg, Gjermani

17. Bernkastel-Kues, Gjermani

18. Golyazi, Turqi

19. Reine, Norvegji

20. Sopron, Hungari

21. Koprivshtitsa, Bullgari

22. Porvoo, Finalndë

23. Saint-Cirq-Lapopie, Francë

24. Riqueëihr, Francë

25. Sint-Martens-Latem, Belgjikë

26. Zalipie, Poloni

27. Monsanto, Portugali

28. Ohrid, Maqedoni

29. Kotor, Mal i Zi

30. Gura Humorului, Rumani