35 vjet Muzeu Historik Kombëtar


35 vjet Muzeu Historik Kombëtar

Si sot, 35 vjet më parë, më 28 tetor 1981 u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar.

Ai është muzeu më i madh në Shqipëri. Në mjediset e tij gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Në Muzeun Historik Kombëtar gjenden 8 pavione që përfaqësojnë histori dhe kultura të ndryshme kohore, që nga pavioni i  Lashtësisë, Mesjetës, Rilindjes, Pavarësisë, Ikonografise, Etnokulturës deri te ai i Luftës Antifashiste dhe Genocidit Komunist.

Është muzeu më i vizitueshëm në vend në çdo stinë të vitit.