“360 gradë”Emisoni në Alsat M – e ftuar prokurorja speciale Katica Janeva(Video)

A ka dëshmi Janeva që një person ka votuar në disa vendvotime, ku është gjetur softueri për përgjim “FinFisher”, kush janë motivet përfituese për të cilat janë porositur sulmet para komunës Qendër, a e pranon ajo versionin e Prokurorisë Publike për vdekjen e Kosta Kërpaçit, a qëndron pas Prokurorisë në rastin “Puçi”, a do mësojmë përmes një procesi gjyqësor transparent se kush në të vërtetë ka përgjuar, pse nuk hapen rastet “Monstra”, “Sopot” dhe “Neshkovski”. Këto janë disa nga pyetjet që do t’i shtrojmë sot. Bisedojmë edhe për pretendimet për njëanshmëri dhe jo profesionalizëm të PSP-së.

Me emisionin “360 gradë” kthehet edhe rubrika “Sabotimi”.