4 shenja që je në lidhjen e duhur

Në filma mund t’i dallosh lehtësisht çiftet që janë bërë për njëri-tjetrin. Por në jetën reale është më e vështirë.

Ndonjëherë jemi aq të verbër në një lidhje sa që nuk e pyesim veten nëse përshtatemi me partnerin apo jo.

Ekspertja e marrëdhënieve Talia Goldstein, thotë se ka 4 pika që tregojnë nëse dy persona janë në lidhjen e duhur ose jo.

Nëse marrëdhënia arrin këto pika, Goldstein thotë se ajo do të zgjasë:

1 – Udhëtoni në të njëjtën mënyrë

Bëni një udhëtim sëbashku. “Një lidhje e mirë është kur dy personat duan të udhëtojnë në të njëjtën mënyrë” tha Goldstein.

2 – Keni interesa të përbashkëta që ju përlqen t’i bëni sëbashku

Një mënyrë e mirë për të parë nëse jeni në lidhjen e duhur është të shihni nëse keni interesa të përbashkëta. Kjo nuk do të thotë se pëlqeni të njëjtat muzikë. Por ju pëlqen të bëni gjëra të ngjashme sëbashku.

3 – Marrëdhënia ka balancën e duhur

Çiftet më të sukseshme që Goldstein ka parë janë atë që krijojnë balancën perfekte. Njerëzit me energji të ndryshme kanë tendencën të komplimentojnë njëri-tjetrin

4 – Je me dikë që të bën të ndihesh mirë me veten

Duhet të qëndroni me dikë që ju bën të ndiheni sikur jeni më të mirët. Shumë persona i japin fund lidhjes pasi nuk janë vetvetja.