4 të burgosur nga “Lagja e trimave” transferohen në Burgun e Ohrit?

image

Institucionet shtetërore nuk e konfirmoj por as i demantojnë të dhënat për transferimin transferimit e disa prej pjesëtarëve nga “Grupi i Kumanovës” në Burgun e Ohrit. Gazeta KOHA fillimisht kërkoi përgjigje prej avokatëve, të cilët thonë se pas takimit me kryetarin e Këshillit penal që e gjykon rastin e “Lagjes së Trimave”, nuk u kanë dhënë informata për shpërnguljen e një pjesë të grupit në Burgun e Ohrit. “Gjatë ditës së sotme unë shkova në takim me gjykatësen e lëndës për “Lagjen e Trimave”, e cila nuk dha asnjë sqarim për atë se a janë transferuar apo jo disa të burgosur në Burgun e Ohrit”, thotë avokati, Mefail Asllani, për gazetën KOHA. Nga Ministria e Punëve të Brendshme janë prononcuar se nuk janë kompetentë për transferimin e të personave në paraburgim nga njëri në tjetrin burg. Në ndërkohë, sipas burimeve të gazetës KOHA, brenda institucioneve, thuhet se në Burgun e Ohrit janë transferuar katër persona nga grupi i Kumanovës, megjithatë nuk saktësohet ende se për cilët të dyshuar bëhet fjalë. Sipas dispozitave ligjore, përgjegjës për institucionet ndëshkuese përmirësuese është Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e cila gjithashtu ka qenë e pakapshme për të dhënë sqarime.  Ndërkaq, ditë më parë drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkovs, ditë më parë në një intervistë për një media maqedonase ka deklaruar se në disa raste është parandaluar rrëmbimi i disa prej pjesëtarëve të “grupit të Kumanovës”.  (O.XH)