4 të vdekur nga zjarri në një kënd lodrash

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një qendër tregtare në qytetin koreano-jugor, Hwaseong.

Sipas të dhënave, zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të qendrës tregtare, ku ishin lodrat për fëmijë.

Autoritetet e njoftuan se në mesin e viktimave nuk është asnjë fëmijë. Si pasojë e ngulfatjes nga tymi, shumë persona janë hospitalizuar.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.