Me 5 euro në restorantet në Pekin hani insekte, kërmij e gjarpinj

 

Kuzhina e Azisë njihet në botë për ushqimet e pazakonta të cilat mund të gjenden nëpër restorantet e saj, ndërkohë që vëmendjen më të madhe të turistëve, e tërheqin restorantet të cilat ofrojnë ushqime nga insektet.

Restorantet në rrugën Wangfujing në Pekin, në menytë e tyre ofrojnë ushqime nga më të ndryshmet, ku spikasin ushqimet nga 100-këmbëshja, krimbat e mëndafshtë, etj, por edhe nga akrepi, gjarpri dhe kërmilli, shkruan Anadolu Agency.

Insektet janë të përfaqësuar në më shumë specialitetet gastronomike, dhe zakonisht serviren në formë të qebapit, dhe pikërisht kjo e bënë këtë rrugë të jetë nga destinacionet më kryesore turistike të qytetit.

Në restorantet e kryeqendrës kineze, insektet zakonisht serviren të pjekura, por ka insekte që serviren të gjalla.

Numri i madh i insekteve të mbështjella në formë të qebapit lëvizin me këmbët, për çka restorantet nuk kanë nevojë të dëshmojnë se janë të freskëta, ndërkohë që pjekja e tyre bëhet në prani të klientëve ku dhe serviren.

Çmimet e ushqimeve përcaktohen nga madhësia e insekteve, por çmimi fillestar është 5 euro.

Erërat nga ushqimet e gatuara pushtojnë rrugën përgjatë së cilës gjenden restorantet, ku përveç menysë së lartpërmendur mund të porositet edhe mishi i kuq dhe i bardhë me salca të ndryshme, si dhe mish pate të pjekur.

Ndër ushqimet më të shituara është specialiteti nga akrepi jo-helmues. Ata që hanë akrepa, shijen e krahasojnë me shijen e bishtit të deles. Ndërsa disa i hanë nga kureshtja, disa i hanë nga shkaku i shijes e cila ju pëlqen.