5 maji më i keq në historinë e futbollit, a i kujtoni lotët e të madhit Ronaldo? (FOTO+VIDEO)

5 maji ka mbetur një ditë e shënuar në futbollin italian, sidomos për tifozët e Interit.

Në 2 majin e vitit 2002, Interi ishte afër t’i jepte fund pritjes prej 13 vite pa fituar titullin, ku xhiron e fundit të atij kampionati e luante në udhëtim te Lazio, e ku kishte një pikë më shumë se ndjekësi i parë, Juventus.

Mendohej se do të ishte një formalitet, por zikaltërit u shpërbënë plotësisht edhe pse ishin në avantazh dy herë me anë të Vierit dhe Di Biagios, shkruan portali Antpress.mk.

Dy gola të Karel Poborskyt dhe pastaj Diego Simeone e Simone Inzaghi, vulosën një fitore të bujshme 4-2 të Lazios në një stadium ku edhe tifozët vendas në fakt kishin filluar të mbështetnin Interin.

Kjo fitore e Lazios, i bëri favore të mëdha Juventusit, që ia doli të mposht 2:0 Udinesen, për t’u shpallur kampion në Serie A.

Nga ky 2 maj, sigurisht që në memorien e tifozëve kanë mbetur lotët e sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, brazilianit Ronaldo, që nuk mund të pajtohej me faktin se Inter po humbiste titullin në xhiron e fundit, një titull që po e priste prej vitesh, e që përgjatë atij sezoni kishte dhënë gjithçka për ta fituar.

Ai sezon ishte i fundit i Ronaldos te Interi, pasi ai në afatin kalimtar të verës ishte transferuar te Real Madridi./portali Antpress.mk/